Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut

Artistja Alketa Xhafa-Mripa ka bërë të ditur se pjesa e dytë e instalacionit të saj “Mendoj për Ty” është shfaqur në hapësirën publike të Strasburgut javën e kaluar.

Në një postim në Facebook, ajo ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i dhanë.

“Është një nder i madh të sjellim instalacionin e artit në Strasburg — një qytet që simbolizon të drejtat e njeriut dhe premtimin e drejtësisë”.

“Është këtu që Evropa mblidhet për të mbështetur vlerat e saj dhe ku zërat e të mbijetuarve duhet të jenë të pamundur të injorohen”, ka thënë Xhafa-Mprip. /Klankosova.tv

The post Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news