Interi po përgatit një ofensivë të madhe për mesfushorin francez Manu Koné, i cili shihet si një nga objektivat kryesorë të klubit zikaltër për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve nga Italia, Roma kërkon rreth 45-50 milionë euro për kartonin e francezit.
Për ta ulur çmimin e operacionit, Interi ka menduar ta përfshijë në marrëveshje Davide Frattesin, së bashku me 20 deri në 25 milionë euro.
Frattesi pëlqehet shumë nga drejtuesit romanë dhe rikthimi i tij në “Olimpico” shihet si opsion interesant, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, mediet italiane raportojnë se Roma nuk besohet ta pranojë ofertën aktuale, pasi e konsideron Konén si një nga asetet më të vlefshme të skuadrës.
Klubi kryeqytetas e kishte blerë francezin për rreth 18 milionë euro plus bonuse dhe tashmë synon të përfitojë shumëfish nga shitja e tij.



