Cristian Romero është larguar nga Tottenham Hotspur, pasi mbrojtësi argjentinas me marrëveshje me klubin londinez, kërkoi aventurë të re.
Interi ka nisur tashmë bisedimet me përfaqësuesit e 28-vjeçarit, me zikaltërit që e shohin atë si një përforcim ideal për repartin defensiv. Megjithatë, rruga drejt transferimit nuk pritet të jetë e lehtë.
Në garë për firmën e Romero është futur edhe Barcelona, e cila po monitoron situatën e ish-mbrojtësit të Atalantës. Ditët në vazhdim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e argjentinasit, me interesimin për të që po rritet nga klubet e mëdha evropiane, transmeton Klankosova.tv.



