Interi ka identifikuar mesfushorin e Liverpoolit, Curtis Jones, si një nga objektivat kryesorë për afatin kalimtar veror dhe tashmë po punon për të finalizuar marrëveshjen.
Sipas raportimeve nga Italia, drejtuesit zikaltër e konsiderojnë anglezin profilin ideal për mesfushën e Cristian Chivut, i cili është një admirues i madh i cilësive të tij.
Jones ka vetëm edhe një vit kontratë me Liverpoolin dhe thuhet se është i hapur për një aventurë të re në Serie A, transmeton Klankosova.tv.
Madje, lojtari e ka vendosur Interin si prioritetin e tij për transferimin e parë jashtë Anglisë, duke refuzuar interesimin e disa klubeve të tjera.
Megjithatë, pengesa kryesore mbetet çmimi. Liverpooli kërkon rreth 30-35 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, ndërsa oferta aktuale e Interit është më e ulët.
Diferenca mes palëve ende ekziston, por konsiderohet e kapërcyeshme, me bisedimet që po vazhdojnë intensivisht.
Një përqindje nga shitja e ardhshme e lojtarit mund të jetë çelësi për arritjen e marrëveshjes.
Zikaltrit besojnë se Jones mund të jetë goditja e parë e madhe e verës, ndërsa negociatat me Liverpoolin pritet të hyjnë në fazën vendimtare në ditët e ardhshme.



