Intervista ekskluzive me Thaçin, Kelmendi zbulon çka i tha babai për herë të fundit ish-presidentit

Pas pesë vitesh në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për gjithçka në një intervistë ekskluzive për “Rubikon”.

Para transmetimit të kësaj interviste, autori i emisionit, Adriatik Kelmendi ka dhënë detaje në “Kosova today”, ku ndër të tjera zbuloi fjalët e fundit të cilat babai ia kishte thënë Hashim Thaçit.

“Kjo është intervistë është e gjatë, ndoshta më e gjata se intervistat që i kemi të zakonshme në Rubikon, do të jetë rreth 1 orë e 25 minuta, flasim për gjithçka. Kemi filluar me kohën që u nda nga jeta babai i tij, vizita që u lejuan e nuk u lejuan, emocionet e tij, detajet që do ta prekin secilin, një relacion i një djali të munguar i cili për ideal është ndarë herët nga familjarët. Si janë sjell prindërit me të, si e kanë këshilluar, çka i kanë thënë, a janë frikësuar se do ta humbin edhe djalin, detaje kur është takuar me babanë. Madje po e zbuloj edhe ekskluzivisht këtu kur babai i kishte thënë në orët e fundit, e kishte pyetur se “a u ktheve me shokët”. Ka kujtuar se janë kthyer të gjithë dhe Thaçi në ato rrethana i kishte thënë “po”. Ai ishte gëzuar që ata ishin kthyer”, tha Kelmendi, njofton Klankosova.tv.

The post Intervista ekskluzive me Thaçin, Kelmendi zbulon çka i tha babai për herë të fundit ish-presidentit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news