Presidenti iranian Masoud Pezeshkian vuri në fuqi të mërkurën një ligj të miratuar nga parlamenti javën e kaluar për të pezulluar bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, IAEA-n.
Kështu raportojnë mediat shtetërore iraniane.
Irani ka kërcënuar të ndërpresë bashkëpunimin me IAEA-n, duke e akuzuar atë se mban anën e vendeve perëndimore dhe se ofron një justifikim për sulmet ajrore të Izraelit, të cilat filluan një ditë pasi bordi i IAEA-s votoi për ta shpallur Iranin në shkelje të detyrimeve sipas Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
The post Irani miraton ligjin që pezullon bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së appeared first on Klan Kosova.



