Mohammad Oghani dhe Adel Jalali-Asl u larguan nga Irani shumë kohë më parë, për shkak të asaj që e përshkruajnë si “shtypje nga regjimi”.
Ndërsa nga Republika Islamike vazhdojnë të dalin pamje të represionit brutal mbi protestuesit antiqeveritarë, ata i ndjekin me vëmendje ato – Mohammadi nga Bosnje dhe Hercegovina dhe Adeli nga Serbia.
Ata thonë për Radion Evropa e Lirë se protestat, që nisën në fund të dhjetorit 2025, pasqyrojnë dekadat e shtypjes.



