Ish-banori flet pas ngjarjes në Big Brother: Veprim shumë i poshtër nga Jozi, më vinte të futesha brenda ekranit

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Shkëlzen Oruçi, ka komentuar situatën e fundit të ndodhur në shtëpinë e famshme.

Ai thotë se për të ishte një befasi e madhe se nuk e priste një gjë të tillë nga ana e Jozit.

Tutje thekson se Big Brother është një format i tillë dhe një lojë nervash, që duhet të përballesh me çdo situatë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ishte shumë befasi, nuk e prisja. Të shkonte deri në këtë pikë nuk e kisha besuar ndonjëherë. Unë që isha në Prime dhe instiktivisht më erdhi të shkoja me vrap nga ekrani, ishte shumë e rëndë. Shumë gjest i poshtër. Dukej sikur e kishte menduar mirë”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Gjasmë jo pse i hapi derën, ai është një format i tillë, lojë nervash. Akoma jam i traumatizuar nga kjo pjesë”.


Të gjitha lajmet nga Shkëlzen Oruçi

Lexo po ashtu
Të gjitha lajmet nga Shkëlzen Oruçi

Shkëlzeni sa ishte brenda ka pasur një raport tejet të mirë me Gjestin, një mik të afërt.

Jozi pas këtij veprimi u shoqëua nga Policia, por që u lirua akoma pa bërë 24 orë. /Telegrafi/

The post Ish-banori flet pas ngjarjes në Big Brother: Veprim shumë i poshtër nga Jozi, më vinte të futesha brenda ekranit appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news