Genta Ismajli nuk ndalet, paralajmëron dy projekte të reja muzikore (VIDEO)

Këngëtarja Genta Ismajli nuk planifikon të tërhiqet nga muzika.

“Prive” ka mësuar se ajo është duke përgatitur rikthimin me jo një, por dy këngë të reja, për të cilat ende nuk është përcaktuar data e publikimit.

Kënga e fundit e saj është publikuar katër vjet më parë, në periudhën kur ajo ishte shtatzënë, dhe titullohej “Bed”.

Ndërkohë, aktualisht këngëtarja ndodhet në pushime me fëmijët e saj.

Ndiqni videon e plotë:

Latest news
Related news