Në disa shkallë u rrëzua, por të dorëzohet nuk e ka ndërmend.
Kandidati i Partisë Demokratike, Bekim Haxhiu, ju kthye sërish Gjykatës Supreme, me ankesën se rezultatet e pretendentëve për ligjvënës kanë pasaktësi.
Madje tash, ai ankohet se edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po e fsheh raportin me gjetjet nga rinumërimi.
Nëse aprovohet kërkesa për t’u numëruar sërish votat preferenciale, Haxhiu thotë se përbërja e deputetëve mund të ndërrojë.
Për dyshime në parregullësi insiston edhe kandidatja boshnjake, Emilija Rexhepi.
Veçse këto ankesa të llojit që edhe më parë qenë në duart e institucioneve, po kërkohet të mos marrin kohën maksimale për tu dhënë vendimi.
Vetëm pasi të përfundojë krejt afati për ankimim, hapet rruga për certifikimin e rezultateve, me cka edhe nis koha për t’u konstituuar fillimisht kuvendi, e më pas edhe institucionet tjera.
Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:



