MotoGP nuk ka fituar vetëm dy transferime të mëdha. Ka fituar një rivalitet që mund të përcaktojë një epokë të tërë.
Me Francesco “Pecco” Bagnaia që nga sezoni 2027 do t’i bashkohet Aprilias dhe Pedro Acosta që do të vishet me ngjyrat e Ducati Lenovo Team, vijat e betejës tashmë janë vizatuar.
Nuk bëhet fjalë vetëm për dy ngasës që ndryshojnë skuadër. Bëhet fjalë për përplasjen mes dy prodhuesve më të mëdhenj italianë të MotoGP: Ducati dhe Aprilia.
Madje, rivaliteti shkon edhe më thellë. Është edhe një duel krenarie rajonale, mes Ducati-t nga Emilia-Romagna, zemra e famshme italiane e “Motor Valley”, dhe Aprilia inovative nga Veneto.
Ducati ka vendosur t’ia besojë të ardhmen dy prej pilotëve më të talentuar spanjollë të gjeneratave të fundit: Marc Márquez dhe Pedro Acosta.
Dy emra të njohur për stilin e tyre agresiv, spektakolar dhe instinktin e jashtëzakonshëm në duele.
Përgjigjja e Aprilias nuk vonoi. Fabrika e Noales ndërtoi një “dream team” krejtësisht italian, duke bashkuar dy miq të afërt, Francesco Bagnaian dhe Marco Bezzecchin, dy prej pilotëve më të mirë italianë të MotoGP.
Kështu, sezoni 2027 nuk premton vetëm një duel mes Ducatit dhe Aprilias, por tek ngasësit edhe një përballje “Spanjë vs. Itali”.
Mes dy prej pilotëve më agresivë të MotoGP, Márquez e Acosta dhe dy prej ikonave moderne të motoçiklizmit italian, Bagnaia e Bezzecchi.
Me rregulloret e reja teknike që hyjnë në fuqi në vitin 2027, MotoGP mund të jetë në prag të rivalitetit më të madh të dekadës./Klankosova.tv



