U emërua gjatë Botërorit, selektori i Tunizisë jep dorëheqje

Herve Renard nuk do të jetë më përzgjedhës i Kombëtares së Tunizisë, pasi ka dhënë dorëheqje vetëm 18 ditë pasi mori drejtimin e ekipit kombëtar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri francez përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku konfirmoi largimin dhe falënderoi Federatën Tuniziane të Futbollit për mundësinë që iu dha, transmeton Klankosovoa.tv.

“Ishte një nder të vishja ngjyrat e Tunizisë dhe të jetoja këtë përvojë të paharrueshme. I uroj më të mirat këtij ekipi tunizian për të ardhmen”, ka shkruar Renard.

Me këtë vendim, tekniku francez i shtohet listës së trajnerëve që janë larguar nga postet e tyre gjatë këtij Kampionati Botëror.

Në mesin e tyre janë edhe Julian Nagelsmann, Ronald Koeman, Marcelo Bielsa, Hong Myung-bo, Steve Clarke, Sebastian Beccacece, Sabri Lamouchi, Miroslav Koubek dhe Vladimir Petkoviq.

Renard e udhëhoqi Tunizinë në vetëm dy ndeshje, ku përfaqësuesja afrikane pësoi humbje të thella, fillimisht 4:0 ndaj Japonisë dhe më pas 3:1 ndaj Holandës, rezultate që i dhanë fund aventurës së tij në stolin e Tunizisë pas vetëm 18 ditësh.

Latest news
Related news