Mesfushori 18-vjeçar i Marokut, Ayyoub Bouaddi, është shndërruar në një nga zbulimet më të mëdha të Kupës së Botës 2026, ndërsa paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.
Futbollisti i Lille shkëlqeu në ndeshjen ndaj Brazilit, ku dominoi në mesfushë përballë emrave si Casemiro dhe Bruno Guimaraes, duke u bërë një nga lojtarët më të komentuar të turneut, transmeton Klankosova.tv.
Sipas BBC Sport, Manchester City, Arsenali, Real Madridi, Barcelona dhe Paris Saint-Germaini po monitorojnë nga afër situatën e talentit maroken.
Ish-reprezentuesi i Marokut, Hassan Kachloul, beson se Bouaddi ka potencial të jashtëzakonshëm.
Kushdo që e ka parë te Lille e di nivelin e tij. Ai tregoi cilësi dhe personalitet të madh edhe ndaj Brazilit”, ka thënë ai.
Bouaddi debutoi me Lille në moshën 16-vjeçare dhe deri më tani ka zhvilluar 96 ndeshje me klubin francez.
Në Botërorin 2026 ai është një nga lojtarët kyç të Marokut, ndërsa në ndeshjen ndaj Brazilit regjistroi më së shumti prekje të topit dhe pasime të sakta te skuadra e tij.
Sipas raportimeve, Lille kërkon mes 69 dhe 86 milionë funte për kartonin e 18-vjeçarit, i cili aktualisht mbetet një nga talentët më të kërkuar në futbollin evropian.



