Fotografi me famë botërore, Fadil Berisha, ka sjellë në Prishtinë ekspozitën e tij “Before Beauty and After Beauty”, në kuadër të Ramë Lahaj International Opera Festival.
Berisha, i cili prej dekadash ka fotografuar emra të njohur të showbiz-it ndërkombëtar dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë e modës, tha se ardhja e kësaj ekspozite në Kosovë ishte rezultat i një dëshire të kahershme të tenorit Ramë Lahaj.
Në një intervistë ekskluzive për Prive Klan Kosova, ai tregoi se ideja për ta sjellë koleksionin në Prishtinë erdhi pas insistimit të Lahajt, i cili e bindi ta prezantonte ekspozitën para publikut kosovar.
Gjatë intervistës, Berisha foli edhe për modelet shqiptare që kanë lënë gjurmë në karrierën e tij. Ndër to përmendi ish-Miss Kosovën, Marigona Dragusha, për të cilën zbuloi edhe një koment të pazakontë që, sipas tij, kishte dëgjuar nga presidenti amerikan Donald Trump gjatë një konkursi ndërkombëtar bukurie.
Se për çfarë komenti bëhet fjalë, ndiqni videon e bashkangjitur:



