Kombëtarja e Marokut është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror 2026, pas një paraqitjeje të fortë ndaj njërit prej nikoqirëve të turneut, Kanadasë.
Marokenët triumfuan me rezultat bindës 0-3, duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes dhe duke siguruar një kualifikim të merituar në fazën tjetër të garës, raporton Klankosova.tv.
Golashënues për Marokun ishte Azzedine Ounahi, i cili realizoi dy herë në këtë sfidë, ndërsa fitoren e vulosi Soufiane Rahimi me golin e tretë në fund të takimit.
Me këtë fitore, Maroku siguron një vend në mesin e tetë kombëtareve më të mira në Botëror, ndërsa në çerekfinale do të përballet me fituesin e duelit Paraguaj – Francë, ndeshje e cila zhvillohet sonte nga ora 23:00.



