Ismaël Kone pritet si “hero” pas kthimit nga spitali nga Kombëtarja e Kanadasë

Ismaël Kone ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë Kampionatit Botëror, pasi një ndërhyrje nga Assim Madibo i shkaktoi thyerje të këmbës, duke e detyruar të largohet nga fusha me barrelë në minutën e 57-të.

Gjatë ditës së sotme, faqja zyrtare e Kombëtares së Kanadasë publikoi një video ku mesfushori kanadez u prit si “hero” nga stafi dhe bashkëlojtarët e tij, pas lirimit nga spitali, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, Kanadaja do të zhvillojë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Zvicrës, në një duel ku do të luftojë për vendin e parë në grup.

Latest news
Related news