Izraeli dhe Libani pritet të zhvillojnë një raund tjetër bisedimesh

Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë një raund të dytë bisedimesh në Washington DC të enjten, me diskutime që po zhvillohen për të zgjatur armëpushimin aktual 10-ditor.

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, thotë se bisedimet në nivel ambasadorësh “bazohen në një ndalim të plotë të agresioneve izraelite, arritjen e tërheqjes izraelite nga territoret libaneze, kthimin e të burgosurve, vendosjen e ushtrisë në kufijtë ndërkombëtarë dhe fillimin e rindërtimit të asaj që u shkatërrua gjatë kësaj lufte”, shkruan BBC, raporton KlanKosova.tv.

Raundi i parë i bisedimeve çoi në një armëpushim të përkohshëm 10-ditor që filloi më 16 prill.

Latest news
Related news