Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 22 qershor 2026 në vend janë konfirmuar gjithsej 40 raste me fruth, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar katër raste të reja.
Sipas të dhënave të publikuara nga IKSHPK, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Ferizaj me 11 raste, pasuar nga Prishtina me 9 raste dhe Kaçaniku me 6 raste. Raste janë raportuar edhe në Fushë-Kosovë (3), Lipjan, Vushtrri, Shtime dhe Obiliq (nga 2), si dhe në Gjilan, Drenas dhe Deçan me nga një rast.
Në njoftim, IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj simptomave të sëmundjes.
“Çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Duke theksuar shkallën e lartë të infektueshmërisë së fruthit dhe rrezikun e përhapjes në komunitet, Instituti u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë imunizimin sipas kalendarit të rregullt.
“Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa-vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik”, ka theksuar IKShPK.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



