Rubikon sonte: Çka të bëhet me gazin amerikan?

Projekti i gazit amerikan është rikthyer në qendër të debatit politik dhe strategjik në Kosovë.

Mes premtimeve për diversifikim energjetik, alternativave të prezantuara nga Albin Kurti dhe paralajmërimeve për kosto politike, pyetja kryesore është: a po rrezikon Kosova të vetëpërjashtohet nga një hartë e rëndësishme energjetike e rajonit?

-Cila është harta e gazit amerikan në Ballkan dhe ku do të duhej të pozicionohej Kosova?

-Si krahasohen projekti i gazsjellësit dhe alternativa e prezantuar nga Kurti, në aspektin e kostos, kohës së realizimit dhe sigurisë energjetike?

-Çka nënkupton ideja për gazifikimin e qymyrit dhe a është ajo alternativë e zbatueshme për nevojat energjetike të Kosovës?

-A mund ta paguajë Kosova politikisht rreshtimin kundër një projekti të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara?

Këto dhe të tjera, sonte me panelin e përbërë nga Luan Shllaku, Laura Kryeziu, Dardan Sejdiu dhe Arian Zeka.

Klan Kosova, 20:45.

Latest news
Related news