Lionel Messi thyen rekordin e Botërorit

Lionel Messi ka hyrë sërish në histori të futbollit botëror, duke thyer rekordin e golashënuesit më të mirë në Kampionatet Botërore.

Ky rekord më parë mbahej nga legjenda gjermane Miroslav Klose, i cili kishte realizuar 16 gola në Kupën e Botës, raporton Klankosova.tv.

Ylli argjentinas tashmë ka arritur në kuotën e 17 golave në Botëror dhe është zyrtarisht golashënuesi më i mirë në historinë e turneut më të madh të futbollit ndërkombëtar.

Në fillim të këtij Botërori, Messi kishte 16 gola dhe fillimisht e barazoi rekordin e Kloses, ndërsa me golin e radhës ka arritur të mbetet i vetëm në krye të listës historike të shënuesve në Kampionate Botërore.

Latest news
Related news