Lionel Messi shpallet “Man of the Match” për herë të dytë në Botëror

Lionel Messi vazhdon të lërë gjurmë në historinë e futbollit botëror, teksa shkëlqeu edhe në përballjen e Argjentinës ndaj Austrisë në Kupën e Botës 2026.

Kapiteni i Argjentinës realizoi dy gola në fitoren e kombëtares së tij, duke arritur në kuotën e 18 golave në Kampionatet Botërore dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e turneut.

Me këtë arritje, Messi ka lënë pas legjendën gjermane Miroslav Klose, i cili deri më tani mbante rekordin me 16 gola të shënuar në Botëror, transmeton Klankosova.tv.

Përveç rekordit historik, ylli argjentinas u vlerësua edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes, duke fituar çmimin “Man of the Match” pas paraqitjes së tij vendimtare ndaj Austrisë.

Kjo është hera e dytë radhazi që Messi fiton këtë çmim në Kupën e Botës 2026, duke u bërë vetëm lojtari i tretë në këtë edicion që arrin një sukses të tillë. Para tij, dy ndeshje radhazi si lojtarët më të mirë të ndeshjes ishin shpallur Folarin Balogun dhe Vinicius Junior.

Falë formës së jashtëzakonshme të Messit, Argjentina ka siguruar fitoren e dytë në grup dhe është shumë pranë kualifikimit në fazën e eliminimit direkt.

Kampionët në fuqi do ta përmbyllin fazën e grupeve me ndeshjen ndaj Jordanisë, ku synojnë ta mbyllin grupin me bilanc maksimal dhe të vazhdojnë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit botëror.

 

Latest news
Related news