Një pilot i ri në Britani ka tërhequr vëmendjen pasi shkroi mesazhin “Jam mërzitur” në qiell gjatë një fluturimi testues mbi grykëderdhjen e lumit Dee, mes Uellsit të Veriut dhe Merseyside.
Mesazhi u shfaq në aplikacionin FlightRadar24 të shtunën, gjatë një fluturimi dyorësh me një avion Piper Tomahawk, në pronësi të kompanisë private Ravenair, pas zëvendësimit të një pjese teknike, transmeton Klankosova.tv.

Sipas kompanisë, piloti, i cili është në të 20-at, nuk ka shkelur rregullat dhe nuk do të përballet me masa disiplinore. Menaxheri i operacioneve, Wayne Barrett, tha se bëhej fjalë për një fluturim testues dhe e vlerësoi aftësinë e pilotit, duke theksuar se siguria nuk ishte vënë në rrezik, transmeton Klankosova.tv.



