“Jam nëna më e lumtur për durimin tënd e për respektin që e ke”, fjalët emocionuese të nënës pas fitores së Gjestit

Besart Kelmendi i njohur me nofkën, Gjesti, u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Ai qëndroi plot 184 ditë në izolim, marrë parasysh kalimin nga Big Brother i Kosovës në atë të Shqipërisë.

Pas fitores, këngëtari pejan u takua fillimisht me prindërit që po e prisnin në studio.

Foto: Screenshot/TikTok

E ëma emocionoi për fjalët drejtuar Gjestit, duke e përgëzuar për gjithë rrugëtimin.


Dita e Pashkëve - Çun Lajçi i kërkon Gjestit të pajtohet me Jozin pasi fitoi Big Brother-in

Lexo po ashtu
Dita e Pashkëve – Çun Lajçi i kërkon Gjestit të pajtohet me Jozin pasi fitoi Big Brother-in

“Jam nëna më e lumtur për durimin tënd e për respektin që e ke, e ke pasur për të gjithë banorët”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/TikTok

E më pas edhe babai i tij e përqafoi duke i uruar fitoren dhe për të gjithë të arriturat në këtë format.

Gjesti vlen të ceket se fitoi 100 mijë euro, duke lënë në vend të dytë këngëtaren Rozana Radi. /Telegrafi/

 

The post “Jam nëna më e lumtur për durimin tënd e për respektin që e ke”, fjalët emocionuese të nënës pas fitores së Gjestit appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news