Jemi shumë pranë marrëveshjes për Gazën

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se para takimit mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kryeministrit izraelit Binyamin Netanyahu, palët janë shumë pranë një marrëveshjeje për Gazën, njofton Kosova.info.

“Shtëpia e Bardhë pret që të dyja palët ta pranojnë marrëveshjen,” u tha në deklaratë.

Më tej, u bë e ditur se këtë mbrëmje, në orën 18:35 sipas orës lokale, Trump dhe Netanyahu do të zhvillojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një plan prej 21 pikash lidhur me Gazën./Kosova.info/

Latest news
Related news