Trajneri maqedonas Jeton Beqiri pritet të jetë trajneri i ri i SC Gjilani.
Sipas burimeve të redaksisë së Klan Kosovës, të gjitha gjasat janë që marrëveshja mes palëve të finalizohet së shpejti, me Beqirin që shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës gjilanase.
Beqiri vjen pas një periudhe të suksesshme te KF Shkëndija, me të cilën fitoi titullin kampion dhe arriti rezultate historike në garat evropiane.
Së fundmi, klubi tetovar konfirmoi ndarjen me trajnerin pas përfundimit të sezonit 2025/26.
Nëse emërimi zyrtarizohet, Beqiri do të nisë një kapitull të ri në futbollin kosovar, me synimin për ta rikthyer Gjilanin në garën për pozitat më të larta të Superligës. /Klankosova.tv



