Jozi i drejtohet me disa fjalë Gjestit nga ekrani: Ndjej keqardhje, por jeta vazhdon

Jozefin Marku ka bërë paraqitjen e parë televizive që pas incidentit me Gjestin në Big Brother VIP Albania 4.

Ai ka folur për ngjarjen me të dhe ka dhënë shumë detaje të tjera në lidhje me karrierën.

Jozi thotë se nuk ka pasur asnjë kontakt më me Gjestin pas asaj që kishte ndodhur në format.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti thotë se është shkëputur paksa nga kjo dhe ka dashur që të merret më shumë me veten.

Megjithatë, theksoi se ndjen keqardhje në lidhje me rastin, por që jeta tani vazhdon.


Të gjitha lajmet nga Joz Marku

Lexo po ashtu
Të gjitha lajmet nga Joz Marku

“Kontakt nuk kemi pasur. Kemi shumë miq të përbashkët por akoma s’kemi pasur kontakt. Kam zgjedhur të shkëputem pak, të dëgjoj veten, të ndihem pak me veten time më mirë, atë qetësinë, jam përkushtuar edhe ndaj muzikës shumë, kam disa projekte”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Jam munduar të kaloj këtë situatë në mënyrën më të qetë. Stop dhunës. Shumë suksese, keqardhje për secilin që është ndjerë keq, e ka përjetuar keq, por jeta vazhdon”. /Telegrafi/

The post Jozi i drejtohet me disa fjalë Gjestit nga ekrani: Ndjej keqardhje, por jeta vazhdon appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news