Kosova ka pësuar humbje dramatike në ndeshjen e fundit të parakualifikimeve për EuroBasket 2029, pasi u mposht nga Sllovakia me rezultat të ngushtë 86:83.
“Dardanët” zhvilluan një paraqitje shumë të mirë dhe u treguan luftarakë me angazhim të madh gjatë gjithë ndeshjes, duke qëndruar në lojë deri në sekondat e fundit. Megjithatë, në fund, kombëtarja nuk arriti të përmbysë rezultatin.
Pavarësisht humbjes, paraqitja e skuadrës u vlerësua për karakterin, disiplinën dhe përkushtimin e treguar në parket.
Federata e Basketbollit e Kosovës theksoi se ekipi dha maksimumin dhe meriton respekt për mënyrën se si luftoi deri në fund të takimit, transmeton Klankosova.tv.
Kosova e mbyll kështu ciklin e parakualifikimeve me një ndeshje që la shije të hidhur për rezultatin, por me shumë pozitivitet sa i përket lojës dhe angazhimit të shfaqur.



