Dy persona gjenden pa shenja jete në rajonin e PrizrenitSinjali

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në rajonin e Prizrenit, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tyre.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se të dy rastet, bazuar në informacionet fillestare dhe rrethanat e evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet të jenë vetëvrasje.

“Sot, më datë 05.07.2026, në rajonin e Prizrenit janë raportuar dy raste të personave të gjetur pa shenja jete, për të cilat janë iniciuar hetime”, ka deklaruar Bytyqi për Sinjalin.

Rasti i parë është raportuar rreth orës 15:40, kur Policia ka pranuar informatën se në një banesë në rrugën “Turgut Özal” në Prizren ndodhej një person pa shenja jete. Patrulla policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Sipas Bytyqit, viktima është një grua rreth 54-vjeçare dhe, bazuar në rrethanat e para të evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Rasti i dytë është raportuar rreth orës 17:50, pasi një zyrtar policor ka njoftuar se në një zonë pyjore në fshatin Restelicë të Dragashit është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i Emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sipas informacioneve fillestare, viktima është mashkull, rreth 68 vjeç. Bazuar në rrethanat e para të evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje. Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, me autorizimin e të cilit kanë filluar veprimet hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Të dy rastet janë iniciuar dhe po hetohen si ‘Hetim i vdekjes’”, ka deklaruar Bytyqi për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news