Juventus dhe Basel mbyllin ndeshjen miqësore ‘në paqe’

Baseli dhe Juventusi kanë zhvilluar një ndeshje miqësore që përfundoi me rezultat 0-0, duke vënë përballë dy futbollistët kosovarë, Xherdan Shaqirin dhe Edon Zhegrovën.

Dy kosovarët e nisën takimin nga minuta e parë, por nuk arritën të lënë gjurmë në rezultat, transmeton Klankosova.tv.

Shaqiri u zëvendësua në minutën e 46-të, ndërsa Zhegrova në minutën e 47-të, teksa Juventusi i dha minuta edhe transferimit të ri, 19-vjeçarit Jeff Ekhator.

Sulmuesi i “Bianconerëve” pati një debutim të pafat, pasi u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 25 minutash lojë për shkak të një lëndimi.

Kjo përballje ishte pjesë e përgatitjeve para-sezonale për të dyja skuadrat.

Latest news
Related news