Juventusi fitoi minimalisht ndaj Lecces

Juventus arkëtoi tri pikë shumë të rëndësishme në garën për një vend në Champions League, pasi mposhti në udhëtim US Lecce me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Dusan Vlahovic pas vetëm 10 sekondash lojë, duke i dhënë Juventusit një fillim perfekt në stadiumin “Via del Mare”, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, pjesa tjetër e ndeshjes nuk dhuroi shumë spektakël, me bardhezinjtë që administruan avantazhin dhe siguruan fitoren pa shumë rrezik, në një duel me pak raste dhe ritëm të ulët.

Me këto tri pikë, Juventusi ngjitet në pozitën e tretë në tabelën e Serie A, duke kaluar mbi Milanin në renditje.

Në xhiron e ardhshme, Juventusi do të përballet me Fiorentina, ndërsa Lecce do të kërkojë mbijetesën në elitë në sfidën jetike ndaj US Sassuolo./ Klankosova.tv

Latest news
Related news