Juventusi transferon sulmuesin e ri

Juventusi ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit të talentuar Jeff Ekhator nga Genoa.

19-vjeçari ka mbërritur në Torino për të kryer vizitat mjekësore, ndërsa më pas do të firmosë kontratë pesëvjeçare me bardhezinjtë.

Marrëveshja kap vlerën e rreth 18 milionë eurove, ndërsa në drejtim të Genoas do të kalojë edhe talenti i Juventus Next Gen, David Puczka.

Ekhator konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit italian dhe transferimi i tij është pjesë e rindërtimit të repartit ofensiv të Juventusit për sezonin e ri.

Latest news
Related news