Juventusi vështron Atubolun, zbehen shpresat për Martinez dhe Vicario

Juventusi vazhdon kërkimet për portierin titullar të sezonit të ri.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, bardhezinjtë ende nuk kanë arritur të realizojnë “Planin A”, që mbetet Emiliano Martinez i Aston Villas, i cili nuk duket i gatshëm të largohet nga klubi anglez.

Edhe pista që çon te Guglielmo Vicario i Tottenhamit konsiderohet e vështirë për t’u konkretizuar, duke bërë që drejtuesit e Juventusit të shikojnë alternativa të tjera në afatin veror.

Emri më i fundit në listën e bardhezinjve është Noah Atubolu, portieri 23-vjeçar i Freiburgut, i cili u është ofruar drejtuesve të klubit torinez. Gjermani me prejardhje nigeriane vlerësohet si një nga portierët më premtues në Bundesliga dhe mund të shndërrohet në një opsion serioz për Juventusin.

Me fillimin e Serie A që po afrohet, klubi torinez synon ta zgjidhë sa më shpejt çështjen e portierit titullar për sezonin 2026/27.

Latest news
Related news