Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se një sasi prej 2.5 kilogramësh kokainë është sekuestruar gjatë një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN).
Burime të sigurta brenda hetimit kanë bërë të ditur për Sinjalin se pesë persona janë arrestuar, të cilët dyshohet se janë pjesë e një rrjeti të organizuar të shpërndarjes së kokainës në kryeqytet dhe përreth.
Operacioni është zhvilluar me veprime të koordinuara dhe të survejuara, ndërsa bastisjet janë kryer në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe prova të tjera që lidhen me aktivitetin kriminal, përfshirë telefonë, para dhe mjete të dyshuara për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike.
Të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa hetimet janë në vazhdim dhe nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera.
Gazeta Sinjali do të sjellë së shpejti emrat dhe detajet ekskluzive për këtë rast të profilit të lartë që ka vënë në lëvizje strukturat më të specializuara të Policisë së Kosovës.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



