Anglia ndeshet nesër me Norvegjinë në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës 2026.
Pos problemeve me lëndime, anglezët do të jenë në hall edhe me punën e suspendimeve.
Katër lojtarë rrezikojnë pjesëmarrjen në gjysmëfinalen potenciale nëse ndëshkohen me karton të verdhë.
Bëhet fjalë për Jude Bellinghamin, Nico O’Reillyn, Declan Rice-n dhe Marc Guehin, që të katërt startues në ndeshjen e mëparshme të këtij turneu.



