Një incident i dhunshëm ka ndodhur të hënën në mesditë në ambientet e qendrës tregtare “ETC” në Kaçanik, ku një person është sulmuar brutalisht me shkop druri nga dy vëllezër.
Burime ekskluzive të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se më 05.05.2025, rreth orës 14:45, viktima F.K është sulmuar fizikisht nga Adem Shaqiri, 41-vjeçar dhe Advan Shaqiri, 36-vjeçar.
Sulmi ka ndodhur për arsye ende të panjohura në hapësirat e qendrës tregtare, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF – Kaçanik, me diagnozë për lëndime të lehta trupore.
Pas incidentit, të dy të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, por më vonë janë paraqitur vetë në stacionin policor, ku janë intervistuar nga Njësia e Hetimeve.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale: “Lëndim i lehtë trupor”, dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Të dy janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.
Gazeta Sinjali do të ndjekë zhvillimet e mëtejshme dhe do të raportojë për motivin e këtij sulmi, si dhe masat që do të ndërmerren ndaj të dyshuarve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
/GazetaSinjali/
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



