KFF Mitrovica kampione e superligës së Kosovës për femra

KFF Mitrovica ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e saj, duke u shpallur kampione e Superligës së femrave dhe duke siguruar titullin e shtatë kampion në histori të klubit.

Ky sukses i madh vjen si rezultat i punës së palodhshme, profesionalizmit dhe përkushtimit të skuadrës mitrovicase, e cila prej vitesh po dominon futbollin e femrave në Kosovë me paraqitje të qëndrueshme dhe rezultate të larta, transmeton Klankosova.tv.

Sezoni aktual është bërë edhe më i veçantë për klubin, pasi përveç ekipit të parë, edhe gjeneratat e reja kanë shkëlqyer duke u shpallur kampione në kategoritë U13 dhe U15, duke dëshmuar se KFF Mitrovica po ndërton një të ardhme të fortë dhe premtuese.

KFF Mitrovica tashmë synon suksese edhe në arenën ndërkombëtare, ku pritet të përfaqësojë futbollin kosovar me dinjitet dhe ambicie të larta.

Latest news
Related news