Tjetër humbje e Shqipërisë, Luksemburgu mposhti kuqezinjtë

Shqipëria ka regjistruar humbjen e tretë radhazi në ndeshje miqësore, duke vazhduar serinë negative me rezultat identik 1-0.

Për kuqezinjtë kjo ishte edhe humbja e dytë nën drejtimin e trajnerit italian, Rolando Maran.

Edhe pse mbajti më shumë topin në zotërim gjatë takimit, Shqipëria nuk arriti të shfaqte ide të qarta në fazën sulmuese. Loja e kuqezinjve u karakterizua nga mungesa e rasteve konkrete për gol dhe vështirësitë në krijimin e aksioneve të rrezikshme, duke lënë përshtypjen e një skuadre pa ritëm dhe kreativitet në repartin ofensiv.

Golin e vetëm të ndeshjes për Luksemburgun e realizoi Danel Sinani, i cili i siguroi ekipit të tij një fitore të vlefshme ndaj Shqipërisë Pas disfatës së mëparshme ndaj Izraelit, kjo humbje shton shqetësimet rreth formës së kombëtares shqiptare, sidomos në aspektin e lojës sulmuese, ku skuadra vazhdon të hasë vështirësi në gjetjen e rrugës drejt golit.

Për Maranin dhe stafin e tij, periudha në vazhdim do të jetë vendimtare për të rikthyer besimin dhe rezultatet pozitive te kuqezinjtë.

Latest news
Related news