Khamenei thotë se Irani siguroi ‘fitore’ ndaj Izraelit

Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, ka folur për herë të parë që kur SHBA-ja njoftoi një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit.

Ai në një postim në ka uruar popullin iranian për “fitoren” ndaj Izraelit.

“Ju ofroj urimet e mia për fitoren ndaj regjimit të gabuar sionist”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.

Mesazhi vjen disa orë para se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth të mbajë një konferencë për shtyp, ku do të japë një përditësim mbi ndikimin e sulmeve të SHBA-së në objektet bërthamore të Iranit gjatë fundjavës.

The post Khamenei thotë se Irani siguroi ‘fitore’ ndaj Izraelit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news