Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, numri i viktimave arrin në 600

Të paktën 600 persona kanë humbur jetën nga Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 1.759, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 51 raste të reja dhe 20 viktima, ndërsa dy raste të dyshuara në qytetin Kisangani janë ende në pritje të konfirmimit laboratorik.

Situata po rëndohet edhe më tej pasi punonjësit shëndetësorë në provincën Ituri, zona më e prekur nga shpërthimi, kanë paralajmëruar bojkot të punës për shkak të vonesave në pagesat e pagave dhe shpërblimeve. Ata deklarojnë se nuk janë paguar që nga shpallja e epidemisë më 15 maj dhe se po punojnë me pajisje të kufizuara.

Shpërthimi aktual shkaktohet nga varianti Bundibugyo i virusit Ebola, për të cilin ende nuk ekziston një vaksinë e miratuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli epideminë emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik në muajin maj.

Latest news
Related news