Tashmë ka nisur protesta e studentëve shqiptarë në Shkup.
Protesta po mbahet me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.
“Kjo gjuhë ka dëshmorë pas vetes”, thuhet në njërën prej pankartave që studentët mbajnë në dorë.
Një qytetar nga Maqedonia e Veriut, ka udhëtuar nga Amerika për t’iu bashkuar protestës së studentëve në Shkup.
Për Klan Kosova, ky qytetar tha se kërkesa e studentëve që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, sipas tij, është legjitime.
Ndër të tjera, ai tha se presin nga VLEN-i që këtë kërkesë ta realizojnë./Klankosova.tv
Qytetari nga Amerika i bashkohet protestës në Shkup: Kërkesa e studentëve është legjitime!



