Koalicioni për Familjen: Së pari falin xhumanë, më pas i lypin votat (VIDEO)

Në Kamenicë erdhën për fushatë. Por, në mesditë, kanë një angazhim tjetër, jopolitik.

Eman Rrahmani e Selim Pacolli, nga Koalicioni për Familje, i dhanë përparësi xhumasë para vizitës në një biznes lokal, raporton Klan Kosova.

Njëri nuk kishte abdes, e tjetri po.

Duke u dhënë përparësi tjerëve, Pacolli e Rrahmani dolën gati të fundit nga xhamia, kur namazi e lutjet u kryen.

Për ta nuk munguan përshëndetjet e uratat.

Nga këtu u nisën për te vendi i vizitës së fushatës.

Meqë pronarët e biznesit ku do të shkonin i takuan udhës, u ndalën me ta diku tjetër, pak kohë.

Kur shkuan në fabrike, i bënë një premtim shefit të saj.

Veç me prodhimin, këta u informuan edhe për procesin e paketimit që ua zgjoi kureshtjen.

Pacolli nuk hezitoi t’i provojë kërpudhat, në mënyrën siç kishte bërë edhe kur ishte i ri.

Pos objektit të fabrikës, mysafirët panë edhe një ndërtim tjetër interesant, për të cilin u bë një ofertë.

Ndër llafet që u bënë këtu, nuk munguan as kritikat që iu bënë qeverisë aktuale për qasjen që ajo ka ndaj bizneseve vendore, pronarët e të cilëve u quajtën njerëz të mirë.

Përfaqësuesit e Koalicionit për Familjen thanë se do të vijnë për vizitë këtu edhe pas 9 shkurtit.

Nuk dihet nëse atëherë do të marrin ndonjë peshqesh, por të premten, nuk u lanë të kthehen duarthatë. /Klankosova.tv

The post Koalicioni për Familjen: Së pari falin xhumanë, më pas i lypin votat (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news