Konsultimet me partitë politike, presidentja Osmani takohet me Veton Berishën

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim deputetin nga komuniteti egjiptian Veton Berisha.

Ky takim vjen pasi e para e vendit ka ftuar liderët e partive politike për bashkëbisedime konsultative rreth ngërçit të krijuar në Kuvendin e Kosovës për afër tre muaj, transmeton Klankosova.tv.

Të mërkurën presidentja u takua me kryetarët e subjekteve më të mëdha politike në vend, duke vazhduar të takohet të enjten me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë, derisa sot ajo zhvilloi takim edhe me Berishën.

The post Konsultimet me partitë politike, presidentja Osmani takohet me Veton Berishën appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news