Korab Blakaj: E vetmja zgjidhje për paqe afatgjate është formimi i shtetit të përbashkët shqiptar

Të hënën Shkupi u vesh kuqezi nga studentët shqiptarë të trojeve shqipfolëse, ndërsa kërkonin mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Opinionisti Korab Blakaj, në emisionin “Kosova Today” deklaroi se protesta të tilla duhet të organizohen për bashkimin e të gjitha tokave shqiptare, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, e vetmja zgjidhje për paqe afatgjatë është formimi i një shteti të përbashkët shqiptar.

“Disponimi im është që tokat shqiptare në Maqedoni t’i bashkohen Kosovës, sepse vetëm kështu garantohen paqja afatgjate. Në qoftë se nuk doni lufta në çdo 20-25 vjet, në fund duhet të shkojmë në zgjidhje afatgjate. E vetmja zgjidhje është formimi i shtetit shqiptar të përbashkët me tokat shqiptare dhe me shqiptarët e Maqedonisë”, tha Blakaj në Klan Kosova.

Latest news
Related news