Kosova rekomandon të shmanget pika kufitare në Jarinje, protestuesit serbë po pengojnë qarkullimin

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot, më datë 28 janar 2025, rruga në Kralevë, Serbi, është bllokuar nga protestues, të cilët po pengojnë qarkullimin e automjeteve.

Për të shmangur vonesat dhe problemet gjatë udhëtimit drejt pikës kufitare Jarinje, kjo qendër dhe Policia e Kosovës, këshillon udhëtarët që të përdorin pika të tjera kufitare deri në një njoftim të ri, transmeton klankosova.tv.

Për më shumë informacione, mund të kontaktoni në numrat:
📞 045198000
📞 045198606
☎ Numri pa pagesë: 080050095

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

The post Kosova rekomandon të shmanget pika kufitare në Jarinje, protestuesit serbë po pengojnë qarkullimin appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news