Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka blerë 2533 kamera që do të vendosen në vendvotime, më 9 shkurt.
Këto kamera janë prezantuar sot për të garantuar një proces të sigurt dhe të integruar zgjedhor.
Vendosja e kamerave në vendvotime ka si qëllim sigurimin e materialeve zgjedhore dhe mbrojtjen e integritetit të procesit të votimit dhe numërimit.
Ato do të vendosen në skajet e vendvotimeve, në mënyrë që të mos ndikojnë në fshehtësinë e votës.
Kabina e votimit do të jetë jashtë fushës së regjistrimit të kamerave, duke siguruar që preferencat e votuesve të mbeten të paprekura.
Regjistrimet nga kamerat do të ruhet përkohësisht deri në shkatërrimin e materialeve zgjedhore, përveç atyre që regjistrojnë parregullsi, të cilat mund të përdoren për hetime nga autoritetet ligjzbatuese.
Në ditën e zgjedhjeve, KQZ-ja nuk do të monitorojë kamerat aktivisht, por do të mund të bëhet qasje në regjistrimet e videove vetëm me kërkesë të institucioneve ligjzbatuese dhe me vendim të tyre.


! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



