Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve të sotme që po zhvillohet në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.
Befasia e kësaj nate duket të jetë përballja mes Kroacisë dhe Francës. Kjo për faktin se “Trekolorët” janë duke u mposhtur nga kroatët me rezultat 2-0.
Për më tepër, Kroacia ka pasur mundësi të mbyllë këtë pjesë me rezultat edhe më të thellë, por portieri francez Maignan priti penaltinë e Kramariqit.
Ndërkaq, në Ligën A janë duke u zhvilluar edhe dy ndeshje tjera interesante, ajo mes Italisë dhe Gjermanisë, ku italianët e mbyllën pjesën e parë me epërsi minimale.
Kurse Holanda me Spanjën po luajnë baras 1-1.
Pjesa e parë e ndeshjes Danimarkë – Poloni u mbyll pa gola. /Klankosova.tv
The post Kroacia po e mposht Francën appeared first on Klan Kosova.



