Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me të cilin bisedoi rreth zhvillimeve në vend, rajon dhe Evropë.
Në njoftim të kryeministrisë bëhet e ditur se pjesë e diskutimit ishin edhe të gjeturat e raportit të misionit të vëzhguesve të BE-së, që kanë evidentuar ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë, dhe se u theksua se ndërhyrje të këtilla në zgjedhje dhe shpërndarja e dezinformatave përbëjnë kërcënime ndaj demokracisë.
“Me ambasadorin Orav, kryeministri Kurti bisedoi dhe rreth fuqizimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, thuhet më tej në njoftim.
The post Kurti bisedoi me Oravin për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhje appeared first on Klan Kosova.




