Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar me emërimin e zëvendësministrave në Qeveri, duke caktuar Enver Dugollin si zëvendësministër të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Lajmi është bërë i ditur të premten nga Qeveria, përmes një vendimi ku specifikohet roli dhe përgjegjësitë e reja të Dugollit.
Në vendim thuhet se zëvendësministri “emërohet për mbështetjen e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga Ministri si dhe për zëvendësimin e Ministrit kur ai mungon ose kur nuk është në gjendje ta kryejë detyrën e tij”.
Emërimi i ri vjen në një kohë kur Qeveria në detyrë është përballur me kritika nga opozita për shtimin e pozitave të zëvendësministrave.
Në maj, Kurti u kritikua nga opozita pasi, menjëherë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të reja, emëroi tre zëvendësministra të rinj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



