Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, s’po ia mbush syrin Prokuroria aktuale Speciale.
Ai sonte në Suharekë, në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, premtoi një Prokurori Speciale të re.
Duket se Kurti si ka fort punët mirë me PSRK-në.
Atij i ka shkuar disa herë ftesa për intervistim, por Kurti të paktën aq sa dihet nuk është paraqitur në objektin e Prokurorisë Speciale.
Bile, ky pati kërkuar që prokurorët të i shkojnë atij në zyre.
Para suharekasve, Kurti bëri një mori premtimesh./Klankosova.tv
The post Kurtit s’ia mbush syrin Prokuroria aktuale Speciale, premton një të re appeared first on Klan Kosova.



