Kush po favorizon ndërtuesit? (VIDEO)

Duket se te lejet e legalizimi i ndërtimeve hyn në lojë ryshfeti. Njohësi ligjor, Asdren Bytyqi, ka thënë se në përgjithësi dhënia e ryshfetit po përshpejtojnë procesin e pranimit teknik.

Madje ai për këtë drejton gishtin në një zinxhir prej zyrtarëve e deri te drejtuesit politik.

Bytyqi shpjegon se ligjërisht ndërtuesi është i obliguar të kryej procesin e pranimit teknik dhe banorët nuk e kanë për detyrë të merren me të.

E prolongimi i këtij procesi si dhe ndikimi i zyrtarëve komunal në vonesat apo përshpejtimin e përfundimit të pranimit teknik dhe marrjes së lejes ndërtimore lidhet me favorizimin apo jo të disa ndërtuesve.

Bytyqi e përmend kryeqytetin si një ndër komunat e cila ka më së shumti probleme me ndërtimet pa leje, madje sic e thotë ai, Prishtina është futur në një krizë juridike. /Klankosova.tv

The post Kush po favorizon ndërtuesit? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news